Real Madrid vazhdon bashkëpunimin me “Adidas”

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid ka vazhduar bashkëpunimin me partnerin e veshjeve sportive ”Adidas”.

Ata kanë njoftuar zgjatjen e partneritetit të tyre edhe për tetë vitet e ardhshme, e vlefshme deri në vitin 2034.

Bashkëpunimi mes Real Madridit dhe ”Adidas” ka një periudhë prej 35 viteve, i zyrtarizuar për herë të parë në vitin 1980.

“Kjo marrëveshje që po nënshkruajmë sot është më e rëndësishmja në historinë e futbollit. Aleanca strategjike midis Real Madridit dhe adidas na ka ndihmuar të përjetojmë një nga periudhat më të mrekullueshme në historinë tonë gjatë këtyre tre dekadave. Dhe gjithashtu ka shërbyer për të vazhduar të kultivojmë këtë ndjenjë universale që është Madridizmi.”, tha presidenti Florentin Perez pas kësaj marrëveshje.

Real Madrid pritet të përfitoj më shumë se 150 milionë euro në vit nga ky bashkëpunim.

Të ngjashme