Hajni vjedh para në një market të Gjilanit, kërcënoi punëtoren me thikë

Prishtinë | 19 Tet 2025 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Nën kërcënimin e thikës, një grua dyshohet se u grabit në një dyqan ku po punonte, në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka grabitur paratë nga arka ku po punonte viktima, derisa sipas njoftimit, nuk raportohet për të lënduar.

“Dyshohet se në marketin ku ishte duke punuar viktima f/k. ka hyrë një person i dyshuar, i panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur viktimës f/k paratë nga arka. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Të ngjashme