Hajredin Kuçi ia dorëzon detyrën Enver Hoxhajt

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 15:56 | Nga

Dita e sotme u shënua me pranim-dorëzime të detyrave qeveritare. Edhe zëvendëskryeministri i ri Enver Hoxhaj pranoi detyrën e tij nga bashkëpartiaku i tij që deri më tani mbante këtë detyrë, Hajredin Kuçi.

Hoxhaj nuk falënderoi vetëm formalisht paraardhësin e tij, por ai i shprehu mirënjohje Kuçit për punën 10-vjeçare si pjesë e Qeverisë, duke e quajtur “mik të madh” të vetin.

“Falënderimet më të mira për mikun tim të madh Hajredin Kuçi, një figurë qendrore politike, që në detyrën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për një dekadë të tërë i ka shërbyer Kosovës në fazat më të rëndësishme për vendin. Suksese në angazhimet e radhës!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme