Hajrizi: UBT-ja është shkolla më e madhe kompjuterike, studentët tanë punësohen në tregun gjerman dhe austriak

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 12:13 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Odat ekonomike të vendeve gjermanofolëse, kanë organizuar diskutim me temë “Inovacioni nga Kosova për tregjet në Gjermani, Austri dhe Zvicërr, raporton Ekonomia Online.

Aty u fol për kërkesën e punëtorëve në tregun e punës dhe qasjen e kompanive në sistemin dual. Për këtë të fundit, u tha se ka rëndësi të madhe sa i përket kërkesës në tregun e punës.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se kohëve të fundit janë rritur kërkesat për punë më shumë sesa ofertat.

I shtoi se UBT-ja është shkolla më e madhe sa i përket shkollës kompjuterike.

“Ka kërkesa jo vetëm për Kosovën, por për gjithë botën sepse kërkesa që vjën nga tregu dhe oferta që kërkohet me kuadro është në disproporcion, dmth ka më shumë kërkesa sesa oferta dhe kërkesa për të gjeneruar sa më shumë talente është gjithnjë në rritje në botë. Ne jo rastësisht jemi të besueshme në fushën e IT dhe UBT është shkolla më e madhe sa i përket shkollës kompjuterike dhe jorastësisht këta të rinj në mënyrë automatike punësohen në tregun gjerman dhe austriak dhe diploma e tyre njihen dhe ne do të vazhdojmë në këtë pjesë. Mendoje pasi që popullata është në një mesatare të mirë të rinisë, i ka predispozitat e mira që nëse edukimi shkon mirë, atëherë atraktivin i tregut të jashtëm për Kosovën është e madhe”, tha ai.

Nora Hasani nga Oda Ekonomike Gjermane, tha se për çdo ditë takojnë kompani që kërkojnë punëtorë te kualifikuar.

“Çdo ditë takojmë të tillë që kërkojnë punëtorë te kualifikuar dhe këtë mandat të Qeverisë, arsimin profesional e kanë si një nga top prioritetet, gjithashtu sektori privat ka filluar ta kuptojë sesa është i rëndësishëm edukimi profesional me sistemin e arsilit dual. Ne nuk mundemi ta kopjojmë sistemin gjerman meqenëse nuk e kemi industrinë që e ka Gjermania por që ka shumë projekte që po përpiqen në sektorë të ndryshëm të fusin elemente të sistemit dual”, tha ajo.

Të ngjashme