Kolegji UBT ka kapacitete për pranimin e 5 mijë studentëve çdo vit akademik. Madje ky kolegj ka arritur që të ketë bashkëpunim me 500 universitete ndërkombëtarë.
Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, rektori i këtij kolegji Edmond Hajrizi. Për këtë ai tha se është punuar shumë rreth ndërtimit të një infrastrukture moderne me pajisje të teknologjisë së fundit.
Sipas tij, studentët kanë mundësi shumë të mira për kyçje në tregun e punës, ngase u mundësohet kontakte me kompani e punëdhënës potencial.
“Studenti i Kosovës gjen mjaft hapësira të mira për të studiuar por edhe për të vazhduar komponentë moderne siç është punësimi gjatë studimit, garantimi i vendit të punës, ndërlidhja me kompani ndërkombëtare gjatë studimeve, e shumë komponentë të cilat ky ekosistem që ne tash e kemi krijuar në 5-6 vitet e fundit e më të cilin jemi duke e promovuar UBT-në natyrisht por edhe Kosovën në përgjithësi si një model inovativ, mendoj që janë hapësira shumë të mira dhe kushte shumë të mira për të rinjtë e Kosovës dhe jo rastësisht mandej ka edhe rezultate shumë të mira në këtë drejtim”, tha Hajrizi.
“Po ne kemi rreth diku 5 mijë studentë që kemi të drejtë të i regjistrojmë, pra të rijnë në vit dhe kjo është domethënë shifra që edhe ne e kemi të lejuar prej Agjensionit të Akreditimit, për numrin e programeve të cilat i kemi akredituar dhe për fushat të cilat ne i kemi”.
Ai tha se ka shkëmbim mes studentësh e profesorësh me 500 universitet prestigjioze, duke zhvilluar edhe projekte të përbashkëta.
“Po gjithsesi, UBT-ja njihet në këtë drejtim për ndërkombëtarizim se siç e dini ne kemi tash diku rreth 500 universitete në botë dhe me këtë 500 universitete kemi një shkëmbim të vazhdueshëm të studentëve edhe të stafit për projekte të përbashkëta, kështu që në mënyrë të vazhdueshme qindra studentë, gjatë viti kalojnë në mobilitete të ndryshme, në universitete të ndryshme të botës nga një semestër me pagesë, nga një muaj, nga një javë, nga një vit, por kemi edhe studentë ndërkombëtarë të cilët vazhdimisht vijnë edhe studiojnë tek ne, do të themi kemi nga universitetet prestigjiozë në botë që kalojnë një semestër apo një kohë të caktuar në UBT”.
“Domethënë shkëmbimi i stafit dhe studentëve është një komponentë shumë e rëndësishme e jona e UBT-së dhe një vazhdimësi them kemi një lloj lidershipi tek pjesa e ndërkombëtarizimit, për shkak se ne edhe në fillim kur kemi filluar si UBT kemi filluar kryesisht me bashkëpunime ndërkombëtare”, tha Hajrizi.
Madje Hajrizi tha se UBT jep diploma të dyfishta me universitete nga ShBA-ja dhe Evropa.
“Kështu që faktikisht është një diversitet dhe një gamë mjaft e mirë ku studenti e gjen veten gati në çdolloj profesioni që sot është i kërkuar nga tregu i punës, në kuadër të këtyre programeve ne kemi edhe programe të përbashkëta me universitete ndërkombëtare ku japim diploma të dyfishta me Universitetin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në universitete nga Evropa, kështu që faktikisht diversiteti është mjaft i madh dhe aty ma merr mendja që me 5 mijë studentë e arrijmë mjaft një numër shumë të mirë të talenteve, të studentëve të ri të cilët mendoj që me ta mund të punojmë mjaft mirë”.