Hajrizi: Zhvillimi i arsimit të lartë i rëndësishëm në eliminimin e kufijve dhe barrierave

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 14:52 | Nga

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi mori pjesë në cilësinë e panelistit në  konferencën treditore të organizuar nga Autostrada Biennale, në Prizren, festival ky që në edicionin e vet të parë po trajton temën: “E ardhmja e kufijve”.

Gjatë kësaj konference, Hajrizi shtjelloi rolin dhe rëndësinë e arsimit të lartë në eliminimin  e kufijve dhe barrierave, që vijnë për arsye të ndryshme, kryesisht politike.

Me këtë rast, ai tha se me zhvillimin e hovshëm teknologjik, roli i universiteteve dhe institucioneve tjera arsimore ka ndryshuar, duke u rritur edhe përgjegjësitë e tyre.

“Roli dhe përgjegjësia e institucioneve arsimore nuk është më ajo që ka qenë më parë, kjo sepse, tani përveç se duhet edukuar njerëz dhe duhet gjeneruar njohuri të reja, në ditët e sotme duhet të jesh edhe pjesë aktive e zhvillimit dhe organizimit të aktiviteteve që ndikojnë në vënien në lëvizje të gjërave”, theksoi Hajrizi, teksa shtoi se, “një institucion i vetëm nuk mund të jetë një aktor i vetëm ndikues, andaj duhet bashkëpunuar për të dhënë kontribut në ofrimin e zgjidhjeve”.

UBT është partner i ngushtë dhe mbështetës i organizimit të festivalit të artit bashkëkohor, “Autostrada Biennale”, që po mbahet në Prizren, nga 19 gusht deri më 23 shtator, teksa që nga fillimi, dhjetëra studentë të UBT-së janë të përfshirë në këtë organizim në cilësinë e stafit dhe të vullnetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme