Policia është duke hetuar në lidhje me dyshimet që janë paraqitur se llogaria në iCloud e motrës së Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton, është hakuar dhe i janë vjedhur fotografi personale, shkruan BBC.
The Sun ka raportuar që ka pranuar një ofertë për këto fotografi, ku ndër të tjera përfshihen edhe fotografi të fëmijëve të princit George dhe princeshës Charlotte.
Gazeta në fjalë ka deklaruar që persona anonimë i kanë ofruar këto foto dhe kanë kërkuar 50 000 funta brenda 48 orësh.
Ndërsa policia ka deklaruar që është duke i zhvilluar hetimet dhe asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.