Hakerët sulmojnë Parlamentin e Britanisë

Londër | 24 Qer 2017 | 17:36 | Nga

Hakerët kanë targetuar sistemin e emaileve të Parlamentit të Britanisë, në përpjekje për të hyrë në llogaritë e qindra deputetëve, lordëve, ndihmësve dhe stafit.

Shërbimet e sigurisë do të ndalin çdo qasje në sistem për këdo që nuk është në Westminster, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar rrjetin.

“Parlamenti ka zbuluar përpjekje të paautorizuara për të hyrë në llogaritë parlamentare”, tha një zëdhënës i Parlamentit për The Independent.

“Jemi duke e hetuar këtë incident dhe duke bërë përpjekje për ta siguruar rrjetin kompjuterik, duke bashkëpunuar me Qendrën Kombëtare për Siguri Kibernetike”, tha ai.

Për sulmin kibernetik u njoftuan anëtarët e Parlamentit, të cilët thanë se nuk ishin në gjendje që të hynin në emailet e tyre këtë mëngjes.

Sulmi erdhi disa ditë pas raporteve se hakerët rusë kanë vjedhur fjalëkalime që iu përkasin ministrave, ambasadorëve dhe zyrtarëve policorë – duke i vendosur në shitje online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme