Bursa koreano jugore Coinrail, tha se ishte thyer nga hakerët duke e çuar në pikiatë vlerën e kriptovalutave.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, monedha kriptografike më popullore në botë Bitocin brenda 24-orëve ra me mbi 6 për qind, apo nën nivelin e 6,700 dollarëve.
Bitcoin ka humbur më se gjysmën e vlerës që nga rekordi i që kishte në dhjetorin e kaluar kur u vlerësua me 20 mijë dollarë.
Edhe monedhat të tjera kriptografike Ethereum, Ripple dhe Bitcoin Cash kanë rënë me rreth 10 për qind në 24 orët e fundit.
Coinrail tha të dielën se një sasi e konsiderueshme monedhat kriptografike janë vjedhur dhe sipas saj 70 për qind aseteve dixhitale janë zhvendosur në një portofol ‘të ftohtë’.
Bursa nuk ofroi detaje tjera, por sipas një portofoli i cili mendohet se i përket një sulmuesi thuhet se mund të jenë vjedhur afro 40 milionë dollarë.
Hakimet në industrinë e monedhave kriptografike janë shndërruar në një problem shqetësues vitet e fundit. Në janar bursës japoneze Coincheck ju vodhën gjysmë miliardë dollarë. Që nga viti 2014, investitorëve ju kanë kushtuar këto hakime 1.4 miliard dollarë.