Haki Abazi: Kosova është çliruar nga krimi dhe korrupsioni

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka vazhduar me deklaratat e tij të cilat komentohen mjaft shumë në opinion.

Ai ka publikuar një fotografi nga takimi i djeshëm me senatorët amerikanë, së cilës i ka vënë edhe një mbishkrim.

Ka thënë se Kosova tanimë është e çliruar nga krimi dhe korrupsioni, mirëpo pa dhënë ndonjë argument që ia mbështet këtë teori.

“Kosova e çliruar nga krimi dhe korrupsioni, në partneritet të përhershëm me SHBA-të dhe anëtare në NATO dhe BE”, ka shkruar Abazi.

Të ngjashme