Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka folur rreth 100 ditëshit të Qeverisë Kurti. Abazi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për prishjen e koalicionit mes dy partive. Ai ka thënë se partia e Isa Mustafs ua kishte sjellë “lakun në fyt”. ‘’LDK na pruri lakun në fyt’’, ka […]
Haki Abazi: LDK-ja na pruri lakun në fyt

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka folur rreth 100 ditëshit të Qeverisë Kurti.
Abazi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për prishjen e koalicionit mes dy partive.
Ai ka thënë se partia e Isa Mustafs ua kishte sjellë “lakun në fyt”.
‘’LDK na pruri lakun në fyt’’, ka thënë Abazi në Rtv Dukagjini.
Sipas tij, Vetëvendosje kishte bërë koalicion me Vjosa Osmanin, e jo me regjimin e vjetër të LDK’së.











