Haki Abazi mban sërish konferencë për medie

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thirrur për sot konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në hapësirat e Kuvendit, nga ora 10:00.

Abazi ka thënë se do të mbajë konferenca çdo të premte në orën 10:00, duke u shprehur se këtë e bën për t’i ndihmuar jetës parlamentare e demokratike në vend.

“Unë kam vendosur që të premteve në ora 10:00 të mbajë konferenca për shtyp, pikërisht për t’i ndihmuar jetës parlamentare e demokratike në vend, ne jemi shtet parlamentar, deputeti ka përgjegjësitë dhe obligimet e veta, natyrisht që do të ishte e pafalshme që në fund të mandatit të ankohemi apo të tentojmë të arsyetojmë mungesën e veprimit, komunikimit me qytetarët, votuesit, por edhe me ju media”, pati thënë ai.

Të ngjashme