Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosjes, sot në seancën parlamentare ka adresuar shqetësimin e tij, që del nga tensionet në mes Rusisë e Ukrainës.
Abazi ka paralajmëruar pushtimin e plotë të Ukrainës që mund të vijë në ditët në vijim, duke u bazuar në hyrjen e trupave ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk.
Po ashtu Abazi ka thënë se edhe Serbia paraqet problem, meqë edhe ajo përdor taktikat e njëjta sikur Rusia.
Ai ka ka vazhduar tutje, duke folur edhe për sanksionet që perëndimi i ka paralajmëruar ndaj Rusisë, duke thënë se: “Shembujt e mëhershëm tregojnë që sanksionet nuk japin aq shumë rezultat”.
Po ashtu Abazi ka bërë thirrje që ne të jemi të bashkuar, duke parë që ky konflikt mund të zgjerohet, dhe duke e ditur që edhe Serbia shpesh bën kërcenim territorial.