Ekonomia Online
FUNDIT

Haki Abazi reagon ndaj rrënimit të Teatrit në Tiranë

Haki Abazi reagon ndaj rrënimit të Teatrit në Tiranë

Pas rrënimit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, ka reaguar Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi. Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kur rrëzohet teatri për interes të oligarkëve, u shpallet luftë qytetarëve – 1000 policë do të duhej ta ruanin teatrin jo ta bënin të mundur prishjen”. “…edhe në kohë pandemie […]

Pas rrënimit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, ka reaguar Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kur rrëzohet teatri për interes të oligarkëve, u shpallet luftë qytetarëve – 1000 policë do të duhej ta ruanin teatrin jo ta bënin të mundur prishjen”.

“…edhe në kohë pandemie apo posaqërisht në kohë pandemie- ligështia nuk ka brinjë!”, ka shkruar Abazi.

Më tej ai ka thënë se “në vendet ku rrëzohet qeveria legjitime nga individ të lidhur me korrupsionin dhe krimin; në vendet ku politika e lidhur me oligarkinë rrënon teatrin dhe shtepitë e kulturës, përveç që nuk ka zhvillim, regresi është i garantuar, nëse lejohet kjo formë e sjelljes politike”.

“Mos pyetni pse tkurremi vazhdimisht dhe pse jemi mbrapa të gjithëve në procese, nëse vazhdimisht rrënojmë e prejmë degën e radhës ku qëndrojmë vet. Nuk ka demokraci pa demosin, ka vetëm diktaturë!”, ka shkruar ai. 

Të ngjashme