Hakohen të dhënat e kompanisë Air Albania

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Hakerat e “Homeland Justice”, pasi hakeruan kompaninë celulare “One Albania”, tani kanë sulmuar edhe “Air Albania.

Përmes një postimi në platformën “Telegram”, ata njoftojnë se kanë akses tek të gjitha të dhënat e kompanisë por nuk japin shumë detaje, pasi paralajmërojnë se shumë shpejt do publikojnë të tjera informacione lidhur me sulmet e tyre.

“Të dhënat e Air Albania tani janë në dorën tonë. Ekipi i Drejtësisë së Atdheut ka akses në të dhënat e tij. Më pas i hoqëm të dhënat “që zinin hapësirë” nga serverët e tij. Të gjitha bizneset dhe personat juridikë janë të sigurt nëse nuk mbrojnë dhe mbështesin terroristët e huaj me bazë në Durrës.
ëëë.airalbania.com.al
Prisni lëvizjen tonë të radhës”,
 shkruajnë ato në postim.

Të ngjashme