Gjatë një takimi që u mbajt mbrëmë në New York, konsullja e Kosovës në New York Teuta Sahatqija, tha se edhe një herë mori lajm të mirë nga Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley.
Ajo tha se Haley falënderoi Kosovën për miqësinë që ka me SHBA e gjithashtu tha se SHBA do të punojë fuqishëm që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.
Postimi i Sahatqiut në Facebook:
Sonte isha e ftuar nga Ambasadorja e SHBA prane KB Znj Nikki Haley ne pritjen e organizuar për “Falënderim për miqësi”.
Ajo tha se votimi i Rezolutës ne Asamblenë e përgjithshme ishe votim per ta lenë te vetmuar SHBAte dhe për ta nënçmuar ate. Ky votim nuk ka prodhuar asnje rezultat legal sepse askush nuk do ti tregon SHBAve se ku do te vendose ajo ambasadat e saja neper bote.
Amb Haley falënderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet i cili votoi kundër Rezolutës, abstenoi apo fare nuk mori pjese ne votim.
Amb falënderoi edhe Kosovën për mesazhet dhe për miqësinë e përhershme dhe te fuqishme me SHBA duke ritheksuarvse do te punojmë fuqishëm qe Kosova te behet anetare e KB.
Ajo tha se SHBA dhe ajo personalisht kurrë nuk do te harroj miqtë te cilët e përkrahën ne ketë rast.
Përmes video linkut Presidenti Trump gjithashtu falënderoi shtetet e pranishme për miqësi me SHBA.