Halil Kastrati i nis ndihmat për Shqipëri

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Humanisti i njohur, Halil Kastrati, bashkë me shoqatën që ai e udhëheq ka njoftuar se po i nisin ndihmat e tyre për në Shqipëri pas tërmetit që ndodhi gjatë ditës së sotme, raporton Ekonomia Online.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kastrati ka shkruar se “Bashkë me Plisat po e nisim ndihmën tonë për Shqipëri”.

“Bashke me Plisat po e nisim ndihmën tone për Shqipëri. Lusim Zotin te vdekurit ti meshiron te lenduarit ti sheron dhe familjet qe i humben me te dashurit e tyre ti forcon. Njekohesisht apelojm te mbare kombi jone te solidarizohemi ne kete tragjedi mbarekombetare”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Të ngjashme