Zëvëndësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Halil Matoshi ka paralajmëruar ardhjen e Ramush Haradinajt president të vendit.Matoshi ka publikuar një foto të Erion Veliajt dhe Ramush Haradinajt, duke e quajtur liderin e partisë së tij dhe lider të ardhshëm shtetëtor.
“Dallimi mes liderit që âsht i lindun me bâ historinë e shtetit dhe atij që thjesht qeverisë âsht gama e guximit politik baraspeshu me interesin kombëtar…
(Me Presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, 2019)”, shkruan Matoshi në Facebook.