Kurti po mundohet ta shesë rritjen prej vetëm 3.7 për qind, e inflacioni është pesëfish më i lartë

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se derisa qytetarët janë duke u ballafaquar çdo ditë me kriza të shumëfishta, si rezultat i inflacionit dhe rritjes enorme të çmimeve, kryeministrit Albin Kurti i kujtohet të propagandojë për rritje ekonomike, ‘rritje’ e cila është pesë herë e gjysmë më e ultë se inflacioni prej 20 për qind në produkte bazike,

Sipas saj, rritjen reale prej 3.7 për qind, mundohen ta shesin për 4.9 për qind, transmeton Klan Kosova.

“Kryeministri, duhet ta ketë të qartë se vendi nuk zhvillohet duke prezantuar realitet fiktiv, por duke ndërhyrë për ta përmirësuar atë. Kjo arrihet me një program vizionar, i cili ngërthen në vete projekte madhore dhe politika të mirë-studiuara fiskale”.

“Vizioni që s’e kanë dhe projektet që s’i pamë, janë arsyeja për pikën ku ramë”.

Të ngjashme