Halimi: Kurti në opozitë gojën plot për bashkim kombëtar, tani shmang Shqipërinë dhe zgjedh Greqinë

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se Kurti në opozitë e kishte gojën plot duke u angazhuar për bashkim kombëtar, ndërsa tani në pushtet po e shmang Shqipërinë dhe po e zgjedh Greqinë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo është lëvizja e Albin Kurtit të ideologjizuar sot, e pa asnjë vizion për nesër.

Postimi i saj i plotë:

Në opozitë gojën plot kinse angazhohet për bashkim kombëtar, e kur erdhi në pushtet shmang Shqipërinë (që fuqishëm po qëndron në kursin euro-atlantik) dhe zgjedh Greqinë. Lë Procesin e Berlinit për Konferencë think-tank.

Kjo është lëvizja e Albin Kurtit të ideologjizuar sot, e pa asnjë vizion për nesër!?

Të ngjashme