Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka komentuar zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Ajo, përmes një statusi në facebook, ka kritikuar partinë në pushtet- Lëvizjen Vetëvendosje.
Halimi tha se në mes të një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin.
Gjithashtu, Halimi tha se Këshilli Drejtues i UP-së ‘nuk do të duhej të përfundonte në këtë gjendje’.