Halimi mohon se dha dorëheqje nga LDK-ja: Angazhimin do ta vazhdoj me përkushtim të plotë

Prishtinë | 14 Mar 2023 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Sibel Halimi, i ka përgënjeshtruar raportimet se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Halimi ka reaguar përmes Facebook-ut, duke shkruar se këto lajme “janë të pavërteta”.

“Të dashur veprimtarë të LDK-së, lajmet për dorëheqjen time nga LDK janë të pavërteta”, shkroi Halimi.

Angazhimin në LDK, Halimi tha se “do ta vazhdoj me përkushtim të plotë, si gjithmonë”.

“Faleminderit për përkahjen tuaj në rrugetimin tonë të përbashkët politik”, shtoi ajo.

Të ngjashme