Halimi: Patriotizmi i shtirur i Kurtit nuk mund të përdoret më për të strehuar krimin e organizuar e korrupsionin

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se patriotizmi i “shtirur” i kryeministrit Albin Kurti nuk mund të përdoret më për të strehuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Këtë reagim Halimi e ka bërë pas aksionit të sotëm të Policisë dhe Prokurorisë në MTI dhe në lokalin “Bukë e Zemër” të Ridvan Muharremit.

Ajo ka thënë se qytetarët mund të mashtrohen një herë por jo më shumë.

Reagimi i plotë:

 Patriotizmi i shtirur i Albin Kurtit nuk mund të përdoret më për të strehuar krimin e organizuar e korrupsionin. Kryeministri është përgjegjës për sanksionet, drogën e krimin e organizuar në qeverisjen e tij.

Qytetarët mund të mashtrohen njëherë, por jo më!

Gjendja në të cilën e ka sjellë vendin, i paprecedent. Nëse vazhdohet më këtë udhëheqje, në arenën ndërkombëtare Kosova do të prezantohet vetëm në kronika të zeza!

Patriotizëm është të mos dëmtohet vendi. Kosova dhe qytetarët meritojnë më mirë!

Të ngjashme