Halimi për Haxhiun: Mendësia e gazit lotsjellës vazhdoi në qeverisje, tash shndërrohet në kërcënim

Prishtinë | 10 Shk 2023 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i është drejtuar prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”.

Halimi është shprehur se mendësia e gazit lotsjellës vazhdon edhe në qeverisje, por sipas saj, tani shndërrohet në kërcënim.

“Mendësia e gazit lotsjellës vazhdon edhe në qeverisje, por tashti shndërrohet në kërcënim, si reflektim i qasjes së dhunshme. Gjuha, komunikimi përfaqëson e përcakton atë çfarë jemi dhe mendojmë. Prandaj, nuk pritet që të qeveriset përtej mënyrës se si Vetëvendosje erdhi në pushtet”.

“Ministrja e Drejtësisë i drejtohet prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”!?Duke ndërhy paskrupullt në pushtetin e ndarë. Kjo është qasje e rrezikshme dhe shpërfaq mendësinë e gazit lotsjellës në qeverisje duke u përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit.Kjo është dhunë simbolike e pushtetit autoritar”, ka shkruar Halimi.

Të ngjashme