Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qenë i vetmi kryetar komune që ka qenë pjesëmarrës në ndërrimin e komandës në Bondsteel, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, Haliti ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
“Është kënaqësi nderë dhe privilegj sa herë qe prezantoj në ndërrimin e komandës në Bondsteel. Falënderim i pa fund për komandantin, zv komandanten dhe ekipin ndërlidhëse që punuam bashkë shumë ngushtë gjatë 9 muajve të kaluar dhe mirëseardhje për komandantin e ri me bashkëpunëtore dhe LMT-së për Viti. Poashtu ishte kënaqësi që në ndërrimin e komandës të takoj edhe Ambasadorin Hovenier si një mbështetës i madh të pavarësisë Kosovës nga Rambujea e gjerë me tani. Ai ishte dhe është diplomat e mik i jashtëzakonshëm i Kosovës”, ka shkruar Haliti në Facebook.