Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ngatërruar emrin e UD. Presidentës, duke e quajtur atë me emrin e ish-presidentes Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online
Gjatë fjalimit të tij në seancë, Haliti iu drejtua kryetares së Kuvendit Albulena Haxhiu duke thënë: “E nderuara kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, Vjosa. Albulena Haxhiu”.
Ky lapsus u shoqërua me të qeshura nga deputetët e pranishëm në sallë.
