Pas mbledhjes së përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Parlamenti Evropian, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se kanë diskutuar tema të ndryshme për perspektivën evropiane duke përfshirë këtu edhe kundërshtimet nga palët e pozitës dhe opozitës, por edhe anëtarëve të Parlamentit Evropian.
Haliti ka thënë se shpreson që takimet kanë qenë të suksesshme dhe do të ndikojnë në liberalizimin e vizave dhe futjen e Kosovës në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.
“Shpresoj qe të mos shkoj në vesh të shurdhër, por që Kosova dhe BE-ja të përshpejtojnë së bashku këtë proces”, tha ai.
Tonino Picula, shef e delegacionit të Parlamentit Evropian, ka thënë se situata e BE-së ka ndryshuar dhe Kosova është një shtet i ri, i cili dëshiron të lëviz drejt këtij procesi.
Sa i përket kriterit të liberalizimit të vizave ai ka thënë se nuk ka vetëm një apo dy kushte janë një varg të cilat duhet plotësuar.
Gjithashtu ka thënë se ka pasur një punë të mirë sa i përket procesit të MSA-së.
“Ne biseduam për sfidat të cilat mund të jenë pran nesh. Kosova është orientuar drejt rrugës së Bashkimit Evropian. Kosova është vendi i ri dhe duhet të lëviz drejt Bashkimit Evropian dhe rruga e qytetarëve të Kosovës duhet të jetë Bashkimi Evropian”, tha ai.
“Jam optimist që do të zbatohet kjo deklaratë, kishte argumente të ndryshme dhe ne i vendosëm ato sot në letër”, tha ai.