Haliti: Vuçiqi ka shpallur zgjedhjet, besoj edhe Kurti ka caktuar një afat

Prishtinë | 03 Nën 2023 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka replikuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili diskutoi në lidhje me çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Haliti, mes tjerash përmendi edhe zgjedhjet në Serbi, teksa iu drejtua me një pyetje kryeministrit Kurti.

“Në qoftë se kryeministri Kurti e merr fjalën sa do dhe pa kufizim, dhe opozita duhet me pasë të drejtë të diskutojë njëjtë me kohën e kryeministrit. Nuk shkon me bo fushat këtu kryeministër”, ka thënë Haliti.

“Zoti kryeministër, po e shoh që keni filluar fushatën, Vuçiqi i ka shpallur zgjedhjet, po besoj që edhe ti ke caktuar një afat, kur do t’i fillosh”.

“Dua të them çështjet e shqiptarëve jashtë kufijve obligim kushtetues ka Shqipëria me i mbrojt, neve askush s’na pengon me fol dhe për të diskutuar por e drejtë kushtetuese është e Shqipërisë”.

“Ata që ka ndodhur nuk ke zgjedh ti, Policia e Kosovës është për t’u lavëruar dhe jo ti, jo ministri I Brendshëm, as grupit parlamentar asnjëri këtu.”.

Të ngjashme