Ketë vit ka pas raportime të shumta të përdorimit të armëve në ahengje familjare, kryesisht në dasma.
Nga këto incidente pati edhe të lënduar nga gjuajtja me armë, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për lajmi.net se policia ka shënuar 5 raste të incidenteve nëpër dasmë me 9 persona të lënduar.
Sipas Hoxhës, janë konfiskuar 10 armë, 42 municione te ndryshme, ndërsa janë arrestuar 10 persona të dyshuar.
“Gjatë vitit 2016 Policia e Kosovës, gjatë punëve operativo-hetimore, ka arritur të identifikojë dhe konfiskojë mbi 1 290 armë dhe rreth 25 800 copë municione të kalibrave të ndryshme. Gjithashtu edhe këtë vit kemi ne proces kemi plane operacionale policore në funksion të identifikimit dhe konfiskimit të armëve ilegale qe mund te paraqesin rrezik për qytetarët tanë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’i shmangen posedimit apo përdorimit të paligjshëm të armëve dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke raportuar të gjitha rastet ku vërehen armë apo mjetet tjera të rrezikshme që mund të cenojnë sigurinë e përgjithshme.
Përgjigja e plotë:
Megjithate, ketë vit qe nga fillimi i implementimit te urdherit operativ policor deri ne ketë periudhë jane shenuar pesë (5) incidente neper dasma, me nëntë (9) persona te lenduar nëpër, ku policia edhe ka intervenuar per ndermarrjen e veprimeve ligjore, me që rast jane konfiskuar 10 armë, 42 municione te ndryshme, ndersa janë arrestuar 10 persona të dyshuar.
Posedimi i armëve në Republiken e Kosovës rregullohet me ligj, prandaj edhe bartja apo posedimi i tyre në mënyrë të kunderligjshme eshte e sanksionuar qartë. Sikurse edhe ne vendet e rajonit e më gjerë edhe vendi ynë me mekanizmat e saj, e në veqanti ne si Polici kemi bërë perpjekje te vazhdueshme në identifikimin armëve ilegale dhe reduktimin e prezencës dhe posedimit të tyre në mënyrë të kunderligjshme.
Perpjekjet e Policisë së Kosovës permes angazhimeve aktive planeve operacionale policore por edhe nepermjet fushatave vetëdijsuese nëpër vite kanë ndikuar që rastet e perdorimit te armeve neper evenimente gazmore apo dasma te shënojnë rënie, dhe qytetarët gradualisht ta kuptojnëse kjo paraqet rrezik direkt per jeten e tyre dhe te qytetarëve tjerë.
Megjithate, ketë vit qe nga fillimi i implementimit te urdherit operativ policor deri ne ketë periudhë jane shenuar pesë (5) incidente neper dasma, me nëntë (9) persona te lenduar nëpër, ku policia edhe ka intervenuar per ndermarrjen e veprimeve ligjore, me që rast jane konfiskuar 10 armë, 42 municione te ndryshme, ndersa janë arrestuar 10 persona të dyshuar.
Armët ilegale paraqesin nje rrezik potencial edhe për qytetarët e vendit, por janë një sfidë edhe për institucionet e në veqanti ato të sigurisë. Për këtë arsye Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’i shmangen posedimit apo perdorimit të paligjshëm të armëve dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke raportuar te gjitha rastet ku vërehen armë apo mjetet tjera të rrezikshme që mund të cenojnë sigurinë e përgjithshme, ne menyre qe veprime dhe masa të menjëhershme ligjore te ndermerren nga organet kompetente.
Gjatë vitit 2016 Policia e Kosovës, gjatë punëve operativo-hetimore, ka arritur të identifikojë dhe konfiskojë mbi1290 armë dhe rreth 25800 copë municione të kalibrave të ndryshme. Gjithashtu edhe kët vit kemi ne proces kemi plane operacionale policore në funkson të identifikimit dhe konfiskimit të armëve ilegale qe mund te paraqesin rrezik per qytetarët tanë.
Policia e Kosovës të gjitha këto raste i trajton duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për kompletim dhe procedim të rasteve në organet e drejtësisë.
Ne në vazhdimësi kemi ndermarr veprime konkrete për parandalim qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijsim për të gjitha aktivitetet e kunderligjshme që mund të ndikojnë drejtpersedrejti apo terthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme apo që mund të qojnë tek kryerja e akteve të tilla.
Përderisa, sa i përket edhe procesit të shkatërrimit të armëve ilegale të konfiskuara kryesisht ky proces realizohet ne mënyrë të kontrolluar, konformë procedurave ligjore te percjellura prej vendimeve gjyqësore dhe atë duke u bazuar edhe në strategjinë e Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe planit të veprimit.
Konkretisht, javë me pare Policia e Kosovës shkatërroi një numër të armëve të vogla dhe të lehta, ngjarje e cila u zhvillua në Ferizaj, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e RKS-së mbështetur nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Dhe në këtë aktivitet prezent ishte edhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Naim Rexha, i cili u zotua se “Policia e Kosovës vazhdimisht punon në zhvillimin e kapaciteteve të saja për të pasur sa më shumë sukses në konfiskimin e armëve të jashtëligjshme dhe do të jetë e përkushtuar të largojë mjetet e jashtëligjshme të dhunës nga duart e qytetarëve, sepse ky është element thelbësor që po i kontribuon rendit dhe ligjit dhe sigurisë publike në vend”.