Gjatë muajit shkurt, DJ PM, DJ Dagz dhe këngëtari Lindon sollën këngën e tyre me titull “Hallall e ke”.
Kjo këngë është pritur mirë nga publiku, dhe në vetëm një muaj pas lansimit, ka arritur të grumbullojë mbi një milion shikime në kanalin YouTube.
Pas këtij suksesi, dy DJ e famshëm shqiptarë kanë nisur punën në këngën e re, që pritet të vjen shumë shpejt.
Dyshja kësaj radhe kanë përzgjedhur që të bashkëpunojë me S4MM, i cili para dy jave solli këngën “Aye, Aye”.
“Ne po punojmë për këngën tonë të re. Qëndroni të gatshëm për njerëzit”, ka shkruar ndër të tjerash DJ Dagz.
Kënga e fundit e këngëtarit është shikuar mbi 500 mijë herë në YouTube, ndërsa ka paralajmëruar dhe projekte të reja gjatë verës.
https://instagram.com/p/BiPe9axAg1B/?utm_source=ig_embed