51-vjeçe dhe pavarësisht kësaj ka bërë që e gjithë vëmendja gjatë parakalimit në tapetin e kuq të përqendrohej tek ajo.
Bëhet fjalë për aktoren Halle Berry, e cila në Vanity Fair Oscars Party në Wallis Annenberg Center, të dielën mbrëma, u shfaq e mahnitshme, me një fustan të shkurtër i cili i nxirrte në pah format perfekte fizike.
Pavarësisht se fustani ishte mjaft i shkurtër, duket se për aktoren kaq nuk mjaftonte.
Halle Berry guxoi edhe më shumë, pasi fustani i saj kishte edhe një të çarë deri sipër këmbës, si dhe dekolteë e zbuluar, duke mos i lënë më vend imagjinatës.
Me flokët e lëshuara dhe të krehuara drejt, aktorja duket thjesht e mahnitshme.