Halle Berry 52-vjeçare shkëlqeu me veshjen në Golden Globes

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e Hollivudit, Halle Berry u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes.

Ajo kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të kuqe të mbylltë gjersa mori lëvdata prej fansave.

Ajo publikoi fotografinë e bërë në tepihun e kuq të festivalit në llogarinë personale në Instagram gjersa 52-vjeçarja duket më mirë se kurrë.

Gjatë karrierës së saj, ish-“Bond Girl” u nominua për më shumë se katër herë në Golden Globes.

Ajo fitoi këtë çmim prestigjioz në vitin 2000 për rolin në filmin televiziv “We represent you, Dorothy Dandridge”.

Herën e fundit ajo u nominua në vitin 2011 për rolin në dramën biografike “Frenki dhe Alice”.

Ndryshe, Berry ka dy fëmijë, Nahla Ariela Aubry dhe Maceo Robert Martinez nga tre martesat e mëparshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme