Halle Berry ndanë fotografi të rrallë të vajzës Nahla

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur hollywoodiane, Halle Berry, e ka ndarë mej ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi të rrallë të vajzës, Nahla, me rastin e ditëlindjes së saj të 13-të.

Halle Berry e cila e ruan me shumë fanatizëm privatësinë e fëmijëve të saj, dhe është një prej të famshmëve që shpesh i ka dërguar paparacit në gjyq për shkelje të privatësisë, siç duket nuk mundi t’i rezistojë dëshirës për ta ndarë dhe me të tjetër gëzimin që vajza e saj tashmë zyrtarisht është bërë tinejxhere.

“Pavarësisht sa herë i them të dua, unë e dua atë edhe më shumë se aq. Gëzuar ditëlindja, Nahla Boo💜”, shkruhej në mesazhin e aktores që e shoqëronte fotografinë ku ajo shihet duke e përqafuar të bijën.

Ylli i njohur hollywoodian, Nahlan e ka me modelin Gabriel Aubry, me të cilin ishte në lidhje romantike nga viti 2005 deri më 2010. Aktorja e shpërblyer me “Oscar” është po ashtu nënë e një djali 7-vjeçar të quajtur, Maceo, të cilin e ka me ish të dashurin e saj, aktorin francez Olivier Martinez.

Berry, e cila aktualisht është në lidhje dashurie me muzikantin, Van Hunt, në prill të vitit të kaluar për “Entertaiment Tonight” kishte folur rreth asaj se sa vështirë po e ka t’i bëjë fëmijët që të fokusohen në mësimet online, si pasojë e karantinës së shkaktuar nga pandemia. Këtë eksperiencë, aktorja e kishte quajtur një “makth”, duke deklaruar tutje se po provonte me çdo kusht të qëndrojë sa më pozitive, gjatë kësaj kohe që po e kalon në shtëpi me dy fëmijët, Maceo dhe Nahla.

https://www.instagram.com/halleberry/?utm_source=ig_embed
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme