Ajo është sinonim për fjalët si ‘fizik i formësuar’, pasi edhe gëzon aftësi të shumta.
Dhe Halle Berry tashmë ta treguar dhe po e dëshmon vazhdimisht se mosha është vetëm një numër, shkruan Daily Mail.
54-vjeçarja në një postim në rrjetin social Instagram është parë duke u stërvitur, ndërsa ka vënë në pah fuqitë e saj.
Përpos kësaj, Berry ka theksuar edhe tiparet e formësuara trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.
Veshja e saj sportive ishte kryesisht në të zezë, kurse një pjesë të ekspozuar e pati në anën e shpinës.
Sikurse edhe herëve të tjera, aktorja u pa pa asnjë lloj makijazhi, kurse flokët i mbante të kapura për të mos e penguar.
Ndërkohë, bukuroshja brune së fundmi po mban të azhurnuar fansat edhe me pamje të tjera, sikurse ato me të dashurin e saj.