Hamasi ka pranuar projekt-marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e dhjetëra pengjeve, raporton Corriere della Sera, duke cituar dy zyrtarë izraelitë të përfshirë në bisedime dhe mediat izraelite.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit tha se “mosmarrëveshjet kryesore në negociata janë tejkaluar”. “Të mos hyjmë në detaje se çfarë po ndodh në negociata, ne jemi në pikën më të afërt me këtë marrëveshje prej muajsh. Draftet e marrëveshjes ua kemi përcjellë të dyja palëve dhe tani jemi drejt përfundimit”, citohet të ketë thënë ai.
Sipas projekt-marrëveshjes që po negociohet mes Izraelit dhe Hamasit, një kopje e së cilës u sigurua nga Associated Press, Izraeli do të lirojë 50 të burgosur palestinezë në këmbim të secilës prej pesë ushtareve gra, të mbajtura në Gaza.TCH