Hamiti: Qeverisja e VV-së e ka futur Kosovën në “kaos të organizuar”

Prishtinë | 15 Sht 2026 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë se e ka çuar vendin drejt një gjendjeje kaotike dhe jofunksionale.

Hamiti ka thënë se, sipas tij, pasojat e kësaj qeverisjeje janë të dukshme në fusha të ndryshme, duke pretenduar se institucionet dhe shoqëria kosovare janë përballur me paralizë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë një krahasim me premtimet e VV-së para ardhjes në pushtet, duke argumentuar se gjendja aktuale është larg ndryshimit të premtuar.

“Prej “Krejt dhe drejt” më 2021 në kaos të organizuar sot: në gjendje jokushtetuese në Kosovë, nën drejtimin e tyre, të fitimtarëve të zgjedhjeve. A është paraliza e shoqërisë dhe e shtetit ndryshimi që e synonin atëherë rishtarët e pushtetit? Nëse po, e kanë realizuar. Për fatin e keq të Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme