Buxheti i Kosovës për vitin 2019 pritet të jetë rreth 2 miliardë e 370 milionë euro, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza.
Hamza duke folur për buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm, ka treguar se ky buxhet do të ketë rritje në krahasim me viti ne kaluar.
Po ashtu vërejtjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar ndaj Kosovës i ka quajtur si të drejt ministri Hamza, duke thënë se Qeveria duhet të ketë kujdes në marrjen e vendime për shpenzime në luks dhe se nuk është mirë që parat e shtetit të shkojnë në skema sociale.
“Nuk mund të shpenzohen miliona euro në paga, mëditje e gjera të tjera. Po ashtu nuk duhet të shkojnë miliona euro të buxhetit në skema sociale. Buxheti duhet të jetë me shumë për investime”, ka thënë Hamza në T7.
Po ashtu ai ka folur për raportet e tij me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, duke thënë se kanë respekt maksimal në aspektin personal mes vete.