Hamza: Buxheti do të votohet, reforma në administratë s’është e lehtë

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 11:11 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza është shprehu i bindur se buxheti për vitin 2019 do të votohet në seancën e së shtunës, raporton Ekonomia Online.

Hamza në hollin e Kuvendit, para fillimit të seancës kur në rend dite është edhe votimi i buxhetit, tha se nëse ai nuk votohet nuk mund të realizohet asnjë pagesë.

“Unë besoj që do të votohet, ngase prej 31 janari nuk do të mundemi të realizojmë pagesa. Jam optimistë që do të jenë votat”.

“Janë disa ligje para buxhetit që nuk janë të lehta. Sot është edhe vendimi për zgjatjen e shpenzimeve buxhetore”.

“Edhe nëse buxheti sot aprovohet duhet me kaluar procedura deri sa të hyjin në fuqi, për të plotësuar këtë vakum duhet të kalojmë këtë pikë”.

“Me rëndësi është që nxënësit të shkojnë në shkollë, ka vend ma mirë edhe për më shumë, por kemi arritur që të bëjmë disa ekuilibra”.

Sipas tij, reforma në administratë është e rëndë, duke pranuar që ndryshimet e bëra nuk janë perfekte, por beson që e përmirëson gjendjen aktuale.

“Reforma në administratë është e rëndë, qe 12 vjet jam pjesë e saj. Nuk është perfekt, por besoj që e përmirëson gjendjen aktuale”.

“Me pas kon ren e mirë ish kryer ma herët, duhet të kemi kujdes për barazi mes sektorëve por edhe brenda sektorëve. Kosova është vend i rrallë që paga në sektorin publik është më e lartë se ajo në sektorin privat”.

“Duhet të ndodhin disa ndryshime ligjore që të rritet paga minimal”, tha ai, raporton EO.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/751784631854180/

Të ngjashme