Hamza – Haxhiut: Je juriste e dobët

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 13:08 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se kanë operuar sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, raporton Ekonomia Online.

Në përgjigjen ndaj deputetes së Vetëvendosjes,  Albulena Haxhiu,  ministri i Financave, më tutje shpjegoi se Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, ia lejon organizatave buxhetore shpenzimin e 1/12 së buxhetit të vitit paraprak.

“Mos i dëmto qindra mijëra pensionistë për me marrë rritje, mos shkakto pengesa se ke obligim si deputet. Kryeje punën. Unë u përgjigja, ligji është kështu. Ti je aq jurist e dobët që i ke prezantuar e i ki paraqit, e gjykata ti ka hedh poshtë se je aq jurist e dobët. Mos tento të pasaktën, joprofesionalen me shitë si ligjore e të saktë”, tha Hamza.

Deputetja Haxhiu e pyeti ministrin Hamza, sipas cilës vijë buxhetore po punohet deri tash, duke qenë që buxheti ende nuk është miratuar.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/438089846730083/

Të ngjashme