Hamza ia dorëzon Apostolovës programin për reforma ekonomike, është parakusht për integrim

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 12:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza, ia ka dorëzuar shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, programin vjetor për reforma ekonomike (ERP), raporton Ekonomia Online.

Ministri Hamza tha se programi i reformave edhe këtë vit u përmbahet plotësisht instruksioneve dhe kritereve për analizë rigoroze të përcaktuara nga Komisioni Evropian.

Sipas tij, programi i reformave ekonomike për herë të parë është bërë me pjesëmarrje të shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit.

“Programi i reformave edhe këtë vit u përmbahet plotësisht instruksioneve dhe kritereve për analizë rigoroze të përcaktuara nga Komisioni Evropian. Për herë të parë, ky program është hartuar me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të palëve me interes nga shoqëria civile dhe komuniteti i bizneseve, duke u bazuar në një proces gjithëpërfshirës të konsultimeve. Po ashtu, edhe institucionet e pavarura publike kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejt në azhurnimin e këtij programi”.

Ai tha se institucionet janë plotësisht të vetëdijshme se Kosovën e pret një rrugë e gjatë e transformimit për të arritur konvergjencë me anëtarët e Unionit.

“Institucionet tona kanë punuar me përkushtim të lartë që mbi bazën e evidencës të identifikohen nevojat dhe veprimet për adresimin e pengesave strukturore të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, kemi raportuar në mënyrë objektive mbi performancën e reformave gjatë vitit 2017. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se na pret një rrugë e gjatë e transformimit për të arritur konvergjencë me anëtarët e Unionit”.

“Përsosja e ekonomisë së tregut kërkon reforma afatgjate të cilat krijojnë një ambient për rritje të produktivitetit dhe gradualisht zhvillojnë aftësinë e ekonomisë për t’u përballur me konkurrencën e një tregu të vetëm evropian. Drejt këtij rrugëtimi, gjithsesi, hapi i parë është planifikimi më i mirë strategjik, që siguron se burimet tona të kufizuara shfrytëzohen në mënyrën më efektive të mundshme”.

Sipas tij, fokusi kryesor është përmirësimi i ambientit rregullator, boshllëqet në arsim dhe shëndetësi.  Ai theksoi se rritja ekonomike me këtë reformë do të jetë mbi 4,5%.

“Fokusi kryesor është vendosur në përmirësimin e ambientit rregullator, adresimin e boshllëqeve në infrastrukturën publike, orientimin e shpenzimeve për sektorët prioritar (rendit, edukimit, dhe shëndetësisë), të gjitha këto me një fokus të qartë në krijimin e kushteve për zhvillim të udhëhequr nga sektori privat”.

“Ambienti makroekonomik, për dallim nga viti i mëhershëm, është më i favorshëm, dhe ofron mundësi të mirë që mundësitë fiskale t’i drejtojmë nga reformat afatgjata. Rritja ekonomike pritet të tejkalojë 4.5%, ndërsa stoku i borxhit po rritet me kujdes, kryesisht përmes kredive koncesionare. Rreziqet janë të balancuara”.

Ndërsa Apostolova, tha se programi për reformën ekonomike është një ndër shtyllat kryesore të cilat duhet t’i plotësojë Kosova për tu përfshirë në planin e BE-së për zgjerim.

“Zbatimi i kritereve ekonomike është kërkesë kryesore për anëtarësim në b, kjo nënkuptoj një ekomomik të tregut funksional. Komisioni Evropian jep pasqyrë të brendshme të ekonomisë për të përmirësuar kriteret ekonomike, programi  për reformën ekonomike është instrumenti kryesor për dialogun në ekonomi”.

“Në kontekst të zgjerimit të BE-së, kjo përfshin: stabilitetin makro-financiar, ambient mirëpritës biznesor, tregje funksionale të fuqisë punëtore dhe financiare, nivele të mira dhe cilësi në arsim, infrastrukturë, inovacion dhe integrim ekonomik”.


Të ngjashme