Sot në Mitrovicë është përuruar QKMF-ja më e madhe në Kosovë.
Kryetari i kësaj komune, njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, tha se kjo Qendër Kryesore e Mjekësisë Familjare është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook me disa fotografi nga përurimi, Hamza më tutje thotë se sot ndodhi në Mitrovicë, nesër do të ndodhë anekënd vendit, “sepse Kosova mundet ma mirë”.