Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se Projektligji për Pagat duhet të jetë i përballueshme për buxhetin e shtetit.
Ai tha se nuk është kundër miratimit të tij, por tha se duhet të sigurohet se kostoja e tij nuk e rrezikon stabilitetin makro-fiskal, raporton Ekonomia Online.
“Është tentuar që të rregullohet disa herë, është e domosdoshme. Duhet t’i trajtojë sektorët korrekt më barabarësi, që brenda sektorëve të ketë kujdes mes koeficientit më të lartë dhe më të ulët”.
“MF do të rekomandojë këtë kosto, por jo të jetë kosto e cila e rrezikon stabilitetin markro-fiskal. E përkrahim reformën edhe më një kosto shtesë, por të ketë sa më pak vend që brenda të saj të kalojnë kosto të fshehura. Kostoja duhet të jetë e përballueshme për buxhetin e Kosovës”.
I pyetur se a do të marrë pagën me rritje Hamza nuk është përgjigjur duke thënë se kjo çështje është konsumuar.
Hamza tutje shtoi se nuk kanë nevojë që këtë vit të bëjnë rishikimin e buxhetit sepse kanë trend të mirë të të hyrave.
Kjo sipas tij, do të mundësojë financimin e të gjitha projekteve në nivelin qendror dhe lokal, përpos projekteve të komunave që financohen nga buxheti vetanak.
“Edhe në 2011 s’kemi pasur rishikim. Këtë vit kemi biseduar me FMN-në për një buxhet më të qëndrueshëm. Nëse i referohemi rendeve me të hyra nuk kemi problem dhe ky trend i mirë do të na mundësojë të financojë të gjitha projektet në nivel qendror dhe lokal”.
“Të gjitha projektet që janë pjesë e buxhetit e kanë financimit të projekteve, përveç komunave që planifikojnë financim përmes mjeteve vetanake”.
Kreu i MF-së derisa ka prezantuar Raportin financiar gjashtëmujor për performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, ka bërë të ditur se Dogana dhe ATK-ja në gjashtëmujorin e parë kanë grumbulluar 40 milionë euro më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Kjo sipas tij, është bërë pa norma të reja tatimore, por me vendime që kanë ndikuar në lirime. Hamza tutje tha se për këtë periudhë kemi trend pozitiv të rritjes së të rriturave prej 6 për qind, më e mirë se viteve të kaluara.
Ai shtoi se për këtë periudhë kemi trend pozitiv të rritjes së të hyrave prej 6 për qind, më e mirë se vitet e kaluara.
“Kjo na ka mundësuar te kemi buxhet stabil dhe të financojmë projektet brenda vitit 2018. Është më rëndësi që kjo rritje ka ardhur si rezultat i performancës së mirë të agjencioneve për të hyrat. Përgëzoj Doganën dhe ATK-në”.
“Të hyra tatimore ka rritje 6.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Jam optimist se ky trend do të vazhdojë edhe në pjesën e dyte të vitit. Kemi rritje 12 për qind të tatimet direket ndërsa te indirekte rritja ka qenë 5 për qind”.
Hamza dekalroi se ka trend të rritjes të shpenzimeve për 9.7 për qind krahasuar me vitin paraprak, raporton EO.
“Rritje më të madhe e kanë pasur shpenzimet kapitale me 15 për qind. Këtë vit kemi pasur përmirësim të gjendjes. Nëse shikojmë totalin e shpenzimeve të gjitha llojet kanë pasur rritje, edhe shpenzimet për pagat”.
“Rritja te mallrat dhe shërbimet ka ardhur si rezultat i riklasifikimit te subvencionet, ndikim më të madh e kanë pasur futja e skemave të reja. Ndikimin më të madh e ka bërë rritja për 20 për qind për ata që janë në asistencë sociale”.
Hamza theksoi se kanë nënshkruar 7 marrëveshje financiare për grante dhe një marrëveshje për kredi, ku kanë arritur të sigurojnë 94 milionë euro para pa kthim, para falas.
Gjatë kësaj periudhe Hamza tha se kanë liruar lëndën e parë që përdoret ne procesin e prodhimit, pajisjet e teknologjisë së informacionit.
Këto lirime sipas tij, kanë pasur efekt 10 milionë euro para këto siç tha kanë mbetur te mbi 390 bizneset që kanë përfituar nga lirimet.
Hazma shtoi se janë në proces të reformës së re fiskale ku po trajtohen të gjitha ligjet që e rregullojnë fushën e ekonomisë. Qëllimi i saj, sipas Hamzës është të heqin procedurat burokratike.
Ai deklaroi se nga ligji i ri për TVSh-në do të këtë lirime për bizneset fermerët dhe bujqit, raporton EO.
“Jemi në fazën finale mbi ligjin për TVSh-në ku do të ketë lirime për bizneset, fermerët, bujqve do tu zbritet tatimi nga 3 në 1 për qind, librat do të lirohen nga TVSh dhe shumë të tjera”.