Hamza kujton Konferencën e Rambujesë: Nënë udhëheqjen e Hashim Thaçit, si kryesues i delegacionit, zgjodhëm paqen

Prishtinë | 06 Shk 2026 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Në 27-vjetorin e Konferencës së Ramujesë, kryetarin i PDK-së, Bedri Hamza e ka quajtur atë një moment vendimtar në historinë e Kosovës, ku edhe vet Kosova foli dhe vendosi për vetveten.

“Më 6 shkurt 1999 filloi Konferenca e Rambujesë, një moment vendimtar në historinë tonë. Kosova foli dhe vendosi për vetveten. Nën udhëheqjen e Hashim Thaçit, si kryesues i delegacionit, zgjodhëm paqen, lirinë dhe anën e drejtë të historisë. Nëntë vjet më vonë, shpallëm edhe Pavarësinë e Kosovës. Sot nderojmë heronjtë tanë dhe falënderojmë të gjithë aleatët, që na mbështetën në çdo hap të lirisë dhe shtetndërtimit”, ka shkruar Hamza.

Hazma ka shkruar edhe se ardhmja euroatlantike e Kosovës kërkon drejtësi e liri edhe për ish-krerët e UÇK-së.

“E ardhmja euroatlantike e Kosovës kërkon drejtësi e liri edhe për çlirimtarët tanë në Hagë, të cilët gjithnjë kanë qenë faktorë të stabilitetit dhe ndërtues të vizionit perëndimor të shtetit tonë”, ka shkuar ai.

Të ngjashme