Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përpjekjesh për afirmimin politik

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka kujtuar ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Hamza vlerëson se Rugova i priu popullit në një periudhë të rëndësishme, me sfida e përpjekje për afirmimin politik e ndërkombëtar të Kosovës.

“Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nderojmë figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës. Ish-Presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës.”, u shpresh ai.

Hamza, mes tjerash, thotë se Rugova kishte një qasje të veçantë politike e intelektuale.

“Ai përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe. Nderime jetës dhe veprës së ish-Presidentit Ibrahim Rugova!”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme