Hamza kujton Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së: Nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë

Prishtinë | 10 Tet 2026 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të kësaj partie, duke theksuar kontributin e saj në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Hamza ka thënë se PDK-ja lindi në kohën kur Kosovës i nevojiteshin forcë, guxim, vizion dhe përkushtim.

“Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Jemi partia e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se përgjegjësia e partisë është ruajtja e trashëgimisë politike dhe vazhdimi i angazhimit për zhvillimin e vendit.

“Sot mbushim 27 vjet dhe përgjegjësia jonë është ta ruajmë trashëgiminë politike dhe ta vazhdojmë angazhimin për një Kosovë me më shumë zhvillim, mundësi dhe perspektivë për qytetarët e saj”, ka shkruar ai.

Hamza ka përfunduar mesazhin e tij duke uruar anëtarët, strukturat dhe mbështetësit e PDK-së për 27-vjetorin e themelimit të partisë.

“Jemi krenarë për të kaluarën. Qëndrojmë të bashkuar në të tashmen. Dhe punojmë me përgjegjësi për të ardhmen e brezave që vijnë”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme