Hamza merr mbështetje nga ambasadori i Hungarisë

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 15:58 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë László Márkusz, të cilin e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shtetit Hungarez, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit Ministri Hamza e njoftoi ambasadorin Márkusz për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Ndërsa, ambasadori hungarez László Márkusz e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe njëherit shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme