Hamza: Një milion euro janë në shfrytëzim për kullat e Jasharajve, mjetet tjera ndahen sipas nevojës

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 14:16 | Nga

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në një takim me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakaj, ka thënë se një milion euro janë në shfrytëzim për realizimin e projektit për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, transmeton Ekonomia Online.

Kështu njofton MI përmes një komunikate. Aty thuhet se Hamza ka deklaruar se mjetet shtesë do të ndahen sipas kërkesës dhe nevojave që do të ketë kjo Agjenci.

“Ministri Hamza e njoftoi drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës Idriz Blakaj për gjendjen financiare dhe e garantoi atë se sa i përket anës financiare për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial të familjes Jashari nuk do të mungojë asnjëherë.

Ai gjithashtu tha se aktualisht janë në gjendje një milionë euro të cilat janë në shfrytëzim, dhe se për mjetet shtesë, të cilat duhen për realizimin e projektit për kompleksin Adem Jashari do të ndahen sipas kërkesës dhe nevojave që do të ketë kjo Agjenci.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës Idriz Blakaj falënderoi Ministrin Hamza për gatishmërinë e tij për të mbuluar financiarisht shpenzimet sa i përket memorialeve në përgjithësi në Kosovë, në veçanti Memorialin e familjes Jashari”, thuhet në komunikatë.

 

Të ngjashme