Kryetari i PDK-së ka shpërnda një video nga marshi “Drejtësi, jo politikë” që u mbajtë të martën e 17 shkurtit, e ku tha se dje foli populli e sot flasin vet Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
“Nga lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë deri te mbrojtja në Gjykatën Speciale, rrugëtimi i popullit tonë ka qenë me shumë sakrifica, por gjithmonë i drejtë. Dje foli populli. Sot flasin ata. #UÇK”, ka shkruar Hamza.