Hamza përuron dy qendra shëndetësore

Prishtinë | 03 Jan 2025 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, ka përuruar sot dy qendra shëndetësore të transformuar plotësisht, një në Bare dhe tjetra në Bajgorë, raporton Ekonomia Online.

Hamza ka treguar se këto qendra do të ofrojnë shërbime më të mira për të gjithë dhe mjedise moderne më të zgjeruara.

“Ne do të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë, duke e funksionalizuar Sistemin e Sigurimeve dhe digjitalizuar tërësisht sistemin shëndetësor në një platformë të integruar dhe efikase, me të gjitha nivelet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme