Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar një video në rrjetin social Faceook, ku shihet të ketë vizituar disa familje në vend.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Hamza ka shkruar se me qytetarë që duan t’i japin fund krizës politike dhe ta sjellin ndryshimin me votën e tyre në zgjedhjet e 7 qershorit.
Postimi i tij i plotë:
Shtëpi më shtëpi, familje më familje, me qytetarë që duan t’i japin fund krizës politike dhe ta sjellin ndryshimin me votën e tyre në zgjedhjet e 7 qershorit. Në mesin e tyre nuk jam vetëm si kandidat për kryeministër, por edhe si mik e dashamir i tyre.
Mikpritja dhe besimi që po marr janë motivi më i madh për të vazhduar punën për një Kosovë më të mirë për të gjithë.
Ndryshimi është afër.
#PDK125
#StopKrizes